Zgjedhjet lokale

Delawie vizitoi Demokracinë në Veprim

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, sot në mesditë ka vizituar organizatën joqeveritare për monitorimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim.

Kreu i kësaj organizate, Ismet Kryeziu, e ka njoftuar Ambasadorin për mbulimin, operimin, ankimin nga procesi zgjedhor që bëhet nga kjo organizatë për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në tërë Kosovën.

Ambasadori amerikan nuk është prononcuar për medie.