Ramiz Lladrovci falënderon qytetarët për fushatë dhe i fton ata për të votuar

Ramiz Lladrovci falënderon qytetarët për fushatë dhe i fton ata për të votuar

22 tetor 2017 11:09

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për mandatin e ardhshëm, pë kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar sot, në vendlindje, në ShFMU " Xhevë Lladrovci" në Gllanasellë.

Ai në vendvotim ka shkuar së bashku me familjen e tij, me nënën, bashkëshorten, bijën dhe tre bijtë e tij.

"Falënderoj qytetarët për fushatën demokratike zgjedhore, për procesin zgjedhor dhe kulturën demokratike të manifestuar për 30 ditë. Ftoj qytetarët të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë të drejtën e vet kushtetuese, të votojnë në mënyrën më demokratike. Drenasit i duhen zgjidhje të lira e demokratike. Sot është ditë e mirë për të votuar. Ju faleminderit", deklaroi Ramiz Lladrovci pasi hodhi votën.

Votimet në këtë vendvotim, ashtu si në tërë komunën e Drenasit, po zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme