Çelaj: Votoni, sot është ditë feste pavarësisht kush do të jetë fituesi

Çelaj: Votoni, sot është ditë feste pavarësisht kush do të jetë fituesi

22 tetor 2017 11:09

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka thënë se sot është një ditë feste, pavarësisht se kush do të fitojë.

Ai pasi hodhi votën e tij për të parin e kryeqytetit, u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, raporton KP.

“Ftoj të gjithë qytetarët, që ta shfrytëzojnë këtë ditë për të votuar. Një ditë për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë, gjenerata të tëra dhe këtë të drejtë ne duhet ta shfrytëzojmë sepse është derdhur shumë gjak dhe mund, që ta kemi këtë të drejtë. Unë ftoj po ashtu qytetarët të jenë të qetë, të votojnë dhe tregojnë kulturën të cilën tani më Kosova dhe qytetarët e Kosovës, e kanë treguar dhe disa herë. Nuk kam asnjë mëdyshje se edhe kësaj radhe do të jetë kështu. Sepse s’ka asnjë arsye të jetë ndryshe. Prandaj, më shumë e konsideroj si një ditë feste, një ceremoni pavarësisht se kush do të jetë fituesi. Unë mendoj se është një ditë të cilës ne duhet t’i gëzohemi të gjithë”, tha Çelaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme