Thaçi inkurajon qytetarët të dalin të votojnë masivisht

Thaçi inkurajon qytetarët të dalin të votojnë masivisht

22 tetor 2017 10:49

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëshorten Lumnije Thaçi dhe djalin Endritin, kanë kryer obligimin qytetar, duke votuar kështu për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Thaçi e ka vlerësuar këtë ditë si ditë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për qytetarët duke i inkurajuar që të dalin dhe të votojnë në mënyrë sa më masive.

“I uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të veçantë, gjithashtu dëshiroj t’i inkurajoj për votim më masiv, pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm, për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare. Dëshiroj të falënderoj KQZ-në dhe gjithë mekanizmat që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Është një fillim i mbarë i ditës sot, shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizimi politik, shoqëria civile, mediat, KQZ-ja, gjithë vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, test i demokracisë për Kosovën, të përmbyllet suksesshëm”, tha Thaçi, raporton KP.

Presidenti ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme