Mustafa pret verdikt nga qytetarët për të ndihmuar demokracinë dhe zhvillimin e vendit

Mustafa pret verdikt nga qytetarët për të ndihmuar demokracinë dhe zhvillimin e vendit

22 tetor 2017 09:55

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me bashkëshorten e tij, kanë kryer detyrimin e tyre qytetar duke votuar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mustafa tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, kur qytetarët vendosin për qeverisjen lokale, raporton Koha.net.

“Unë shpresoj se qytetarët do të zgjedhin më të mirët për të forcuar qeverisjen lokale dhe demokracinë në vend. Është në vullnetin e tyre që me verdiktin e tyre të ndihmojnë në demokracinë dhe zhvillimin e vendit. Uroj që të gjithë qytetarët tanë të votojnë për ata që qytetarët mendojnë se e meritojnë votën e tyre”, u shpreh Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme