LDK e Gjilanit: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, procesi ka nisur mbarë Foto: Koha / ilustrim

LDK e Gjilanit: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, procesi ka nisur mbarë

22 tetor 2017 09:07

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton opinionin se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi ka nisur mbarë.

Në konferencën e parë për gazetarë, Arbër Ismajli, në emër të Shtabit të Degës së LDK-së në Gjilan, ka informuar se LDK është e përfaqësuar me komisionerë dhe vëzhgues në të gjitha vendvotimet.

“Gjilanasit po votojnë qetë. Nuk kemi ndonjë problem të raportuar në orën e parë dhe gjithçka është duke ecur sipas dinamikës të planifikuar nga Shtabi i Degës. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masivisht. Dita e bardhë po shihet në mëngjes”, ka thënë Ismajli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme