Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

22 tetor 2017 09:02

Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës të vitit 2017.

Në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendës koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorit të Shtetit.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme