Zgjedhjet lokale

Abdixhiku: LDK ka angazhuar 6 mijë vëzhgues

Descriptive Text

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, tha se LDK e vlerëson të rregullt procesin zgjedhor, i cili, sipas kësaj partie, deri tani ka ecur mbarë e mirë.

Abdixhiku i ftoi qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“LDK për këtë proces ka angazhuar diku 6 mijë vëzhgues. 2500 anëtarë kryesues të këshillave të vendvotimeve. Ne shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë këta vëzhgues dhe vëzhguesit tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë që përkujdesen sot për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe arritjen e standardeve demokratike. Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare dhe të vëzhguesve dhe komisionerëve tanë, procesi ka ecur mbarë e mirë, përveç rastit të Deçanit ku në 14 qendra të votimit ka pasur ngatërresë të vulave, sipas informacioneve. Por problemet me këto ngatërresa janë zgjidhur. Ne dëshirojmë të urojmë që ky proces të ecën sa më mbarë e mirë”, tha ai, raporton KP.

Në zgjedhjet lokale, LDK garon me kandidatët për kryetarë e saj në të gjitha komunat e Kosovës.