Zgjedhjet lokale

Gjakova po voton pa ndonjë problem

Në qytetin e Gjakovës të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7.00. Sipas KKZ-së dhe Demokracisë në Veprim, deri më tani i gjithë procesi po ecën mbarë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Gjakova ka 94.556 banorë, ndërsa sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje do të jetë 107 mijë 425 vetë, raporton KTV.

Pra, janë 12, 869 qytetarë më shumë me të drejtë vote sesa numri i banorëve. Gjakova ka 28 qendra votimi me gjithsej 134 vendvotime.

“Yll Morina” është qendra më e madhe në Gjakovë. Ajo ka 17436 votues.