Ahmeti: LDK e PDK po e duan balotazhin në Prishtinë, që pastaj të bashkohen kundër nesh

Ahmeti: LDK e PDK po e duan balotazhin në Prishtinë, që pastaj të bashkohen kundër nesh

20 tetor 2017 23:50

Kreu i Prishtinës dhe mandatari i Vetëvendosjes edhe për një mandat, Shpent Ahmeti, është optimist në fitore në zgjedhjet lokale të së dielës.

Duke folur për tubimin e sotëm në Prishtinë, Ahmeti ka thënë se ishte një tubim madhështor që nuk i zinte salla e Pallatit të Rinisë.

“E vendosëm një ekran jashtë sallës”, ka thënë ai në "Interaktiv" të KTV-së.

Ahmeti ka thënë se një fushatë për ta marrë një komunë është ndryshe prej fushatës për zgjedhje qendrore.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se në kampin e Vetëvendosjes në Prishtinë, janë optimistë në fitore, teksa ka shtuar se për këtë merr për bazë edhe rezultatet e zgjedhjeve qendrore edhe punën e tij në mandatin e parë qeverisës.

“Na mbetet të shohim vullnetin e qytetarëve më 22 tetor. Ka synim që të fitojmë pa balotazh. PDK e LDK kanë marrëveshje për Prishtinën. Po duan që të na çojnë në balotazh dhe pastaj të bëhen krejt bashkë që të na mposhtin. Sondazhet në vënë aty diku afër 50 përqindëshit”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net.

Ai ka thënë se kjo situatë nuk është e njëjtë me atë të vitit 2013, kur në balotazh hyri me rreth 10 mijë vota më pak se Isa Mustafa i LDK-së, ndërsa u ndihmua nga PDK-ja për të marrë fitoren.

“Nuk është situatë e njëjtë, sepse votuesi nuk është pullë që t’i thuhet se për kë duhet të votojnë. Neve na kanë votuar qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ka mundur të bëhet më shumë.

“Por ne i kemi pasur 12 zotime, prej të cilave 11 i kemi përmbush vetëm 1, atë për banimin e përballueshëm jo, sepse na kanë bllokuar në Kuvendin Komunal. Dikush mund të thotë se ato premtime kanë qenë pak, por ne nuk rrejmë në fushatë. Nuk premtojmë vende pune më shumë se sa që ka të papunë”, ka thënë Ahmeti. “Tash kemi vënë një program me 100 pika, në dhjetë shtylla”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Musa23/10/2017 10:12

Po ti o shpenkeq a erdhe në post me balotazh të ndihmuar nga Pdk?

Shto koment

Të ngjashme