Adresimi i Lëvizjes për Bashkim për votuesit në Kosovë

Adresimi i Lëvizjes për Bashkim për votuesit në Kosovë

20 tetor 2017 22:27

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore i është adresuar qytetarëve, votuesve të Kosovës.

Ka thënë se është me rëndësi që secili, me bindjen e vet të votojë për ata që garantojnë qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse.

“Po afrohet data e 22 tetorit kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe kur të gjithë ne kemi mundësi që me votën tonë të shtrojmë rrugën për një qeverisje më të mirë, më transparente dhe më llogaridhënëse në komunat tona”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë, me bindjen e vet të lirë të dalim dhe të votojmë ditën e diel.

“Lëvizja për Bashkim në komunat ku po garon ka përpiluar me kujdes listat e kandidatëve për kuvendet komunale. Këto lista përbëhen nga gra dhe burra, vajza dhe djem të ndershëm, të dijshëm dhe të përgjegjshëm e që do t’i bëjnë nder kuvendeve komunale që ata të përfaqësojnë interesin e qytetarëve. Andaj ju ftoj që, ta votoni numrin 15, Lëvizjen për Bashkim dhe njërin ndër kandidatët që ju preferoni”, ka thënë Murati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme