Zgjedhjet lokale

Mësoni se ku do të votoni për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu si në zgjedhjet e 11 qershorit, e bën të mundshme të mësoni përmes portalit të tyre se ku do të votoni për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, të dielën.

Përmes numrit tuaj personal, të cilin do ta shkruani KËTU , ju mund të mësoni lokacionin ku do të votoni, përcjell Koha.net.

Kështu ju mund të mësoni a është vendvotimi juaj i njëjtë si në zgjedhjet e kaluara.