Zgjedhjet lokale

10 Arsye pse duhet të votohet Vetëvendosje dhe Faton Topalli

1. Qytetarët janë lodhur dhe dëshpëruar nga pushtetet e deritashme.

2. VETËVENDOSJE! nuk premton por zotohet e zotimet nuk i shkel kurrë.

3. Kemi kaos urbanistik në qytet si pasojë e pangopësisë e korrupsionit nga secili pushtet komunal për 18 vite.

4. Shkolla e ambulanca janë gjendje të mjerueshme e VETËVENDOSJE! planin kryesor e ka për ndryshimin e tyre rrënjësor.

5. Ekipi i VETËVENDOSJE!-s do të punojë çdo ditë këto 4 vite, jo veç ditët e fushatës.

6. Do të ketë transparencë radikale në të gjitha fushat e qeverisjes.

7. Paraja publike do të menaxhohet me kompetencë dhe transparencë.

8. Punësimet do të bëhen me konkurse publike jo me telefonata klienteliste.

9. Ne duam të marrim frymë lirisht e ndaj kemi plan për hapësira të gjelbra dhe parqe – duke ngushtuar vonesën që kemi pasur deri më tash në urbanistikë.

10. Me Lëvizjen është zgjuar vetëdija kolektive dhe nocioni i llogaridhënies ndaj pushtetarëve dhe nga qytetarët.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e ardhmja në të gjithë Kosovën e Ferizaji sheh gjithnjë nga e ardhmja.

(Artikull i sponsorizuar nga Lëvizja Vetëvendosje).