Kandidati i NQF-së premton 10 mijë vende pune në Ferizaj

Kandidati i NQF-së premton 10 mijë vende pune në Ferizaj

20 tetor 2017 15:55

Nisma Qytetare për Ferizaj dhe kandidati i saj për kryetar të Ferizajt, Bashkim Fazliu (Migjeni), sot mbajti një konferencë për media, ku ripotencoi përmbushjen e të gjitha premtimeve përmes mentalitetit të inovacionit, duke filluar nga premtimi kryesor 10,000 vende pune të garantuara.

Ai me këtë rast shpalosi edhe disa detaje tjera të këtij zotimi, duke filluar nga ndarja prej buxhetit vetjak të komunës së Ferizajt nga 2 milionë euro në vit për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke mbushur këtë buxhet edhe nga donatorë të ndryshëm. Ky buxhet vjetor për krijimin e vendeve të reja të punës fillimisht do të jetë rreth 10 milionë euro, gjithë kjo për të krijuar 10,000 vende të reja pune.

Fazliu po ashtu falënderoi qytetarët për kulturën e treguar gjatë kësaj fushate.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme