Zgjedhjet lokale

Vetëvendosje: 10 ditë në 26 komuna me zemër, me biçikletë

Ekipi i çiklistëve “Fitour” ka bërë 635.8 km, duke kaluar dhe qëndruar në 26 komuna dhe krejt kjo për për 10 ditë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismaili bashkë me aktivistë e mbështetës, ishin nisur me datën 10 tetor nga Prishtina, për t’u kthyer sot më 20 tetor, pasi kanë kaluar dhjetëra komuna dhe kanë takuar qindra aktivistë nëpër qendrat e Lëvizjes. Entuziazmi i bartur nga një komunë në tjetrën ka bërë që vullneti për fitoret e Vetëvendosjes më 22 tetor të rritet, konstaton kumtesa e cila edhe ka shënuar kilometrat e kaluar gjatë këtij udhëtimi:

10.10.2017

ora 10:10 Prishtinë

30.7 km Besianë ✔️

38.9 km Vushtrri ✔️

12.9 km Mitrovicë ✔️

22.4 km Skenderaj ✔️

26.8 km Klinë ✔️

22.1 km Istog ✔️

23.9 km Pejë ✔️

14.2 km Deçan ✔️

11.3 km Junik ✔️

22.1 km Gjakovë✔️

22.0 km Rahovec ✔️

60.0 km Sharr ✔️

32.0 km Prizren ✔️

18.3 km Therandë ✔️

23.7 km Malishevë ✔️

24.2 km Drenas ✔️

27.7 km Kastriot ✔️

6.0 km Fushë Kosovë ✔️

16.6 km Lipjan ✔️

12.0 km Shtime ✔️

11.5 km Ferizaj ✔️

18.4 km Kaçanik ✔️

29.0 km Viti ✔️

40.5 km Dardanë ✔️

23.6 km Gjilan ✔️

45.0 km Prishtinë ✔️