Bahtiri takohet me përfaqësues të bizneseve, merr mbështetjen e tyre

Bahtiri takohet me përfaqësues të bizneseve, merr mbështetjen e tyre

20 tetor 2017 13:45

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbajti takim me përfaqësues të bizneseve para të cilëve është zotuar se edhe në mandatin e ardhshëm do të jetë 24 orë në dispozicion të tyre.

Bahtiri me këtë rast ka marrë përkrahje nga përfaqësuesit e bizneseve, se do ta përkrahin që të qeveris me Mitrovicën edhe për një mandat.

"Patriotët e sotëm janë ata që krijojnë vende të reja pune dhe kështu mundësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve, u zotova se edhe në mandatin e ardhshëm do të jem 24 orë në dispozicion të tyre, në mënyrë që komuna t'i kryej të gjitha detyrat e veta për t'ua lehtësuar ambientin e të bërit biznes. Falenderoj përfaqësuesit e biznesve që edhe në këtë takim, më përgëzuan për punët që i kam bërë dhe treguan se do të më përkrahin për ta vazhduar qeverisjen me duar të pastra edhe për katër vite", ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekononik, Valdrin Lluka, i cili në tri vitet e fundit ka jetuar në Mitrovicë, pasi që ishte drejtor i fabrikës së kërpudhave 'Hirano Mushroom', duke treguar se i njeh mjaftë mirë problemet e bizneseve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme