Është hapur Qendra Mediale e KQZ-së për zgjedhjet lokale

Është hapur Qendra Mediale e KQZ-së për zgjedhjet lokale

20 tetor 2017 12:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë e veçantë për mediat, nga ku mund të përcjellin paraqitjet e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj.

Në emër të KQZ-së, Valdete Daka iu drejtua të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, duke thënë se “të dielën është dita e fjalës tuaj, prandaj shfrytëzojeni duke votuar për komunën tuaj”.

Me këtë rast foli edhe anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, i cili theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton të gjithë qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat për një proces fer, demokratik dhe që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

Më 22 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferenca të rregullta.

Konferenca e parë: 08:00 – Hapja e Vendvotimeve në Republikën e Kosovës

Konferenca e dytë: 11:30 – Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë: 15:30 – Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e katërt: 20:00 – Pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbyllja e Vendvotimeve.

Konferenca e pestë: Publikimi i Rezultateve Preleminare – (Për orën e saktë do të njoftoheni me kohë).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme