Plani i Abrashit parasheh një treg modern me shumicë, model për rajonin

Plani i Abrashit parasheh një treg modern me shumicë, model për rajonin

20 tetor 2017 12:37

Gjatë një vizite që i bëri të premten Tregut me shumicë në Prishtinë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se puna e parë do të jetë që ta kthejmë tregun në pronësi të komunës dhe më pas të investojmë fuqishëm për të bërë atë një treg modern që do të jetë model për gjithë regjionin, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

“E jona është që të investojmë fuqishëm që ta marrim Tregun me shumicë në pronësi të komunës, pastaj do t'i kryejmë investimet tona në infrastrukturë në mënyrë që t’ju japim edhe kontrata afatgjate këtyre tregtarëve dhe kjo do të mundësojë që ata të zhvillohen dhe të punësojnë numër më të madhe të punëtorëve”, ka thënë Abrashi.

Gjatë bashkëbisedimit me tregtarë ai ka thënë se do të shikojë mundësinë e lidhjes së tregut me autostradën, në mënyrë që të shkurtohet rruga për transportin e mallrave, të ulet kostoja e tyre dhe njëkohësisht të lirohet trafiku nga kamionët që bartin mallra nëpërmes rrugëve të qytetit.

Abrashi ka shprehur pakënaqësinë e tij me kushtet në të cilat punojnë tregtarët e Prishtinës dhe ka prezantuar planin e tij për investime në tregun me shumicë, ku do të përmirësohen kushtet për ruajtjen e mallrave konform standardeve ndërkombëtare, por edhe qasje më të lehtë në rrugët e Prishtinës.

Tregtarët e Prishtinës kanë kërkuar mirëmbajtje më të mirë të tregut, qasje në autostradë dhe ndërtim të infrastrukturës.

Abrashi ka thënë se problemet e tregut me shumicë do të zgjidhen kur pronësia të kalojë nga Agjencia e Privatizimit tek Komuna e Prishtinës.

Në këtë mënyrë ne do ta shndërrojmë tregun në një zonë ekonomike, konform standardeve ndërkombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme