Xhemajli i PDK-së premton zhvillimin e turizmit malor në Suharekë

Xhemajli i PDK-së premton zhvillimin e turizmit malor në Suharekë

20 tetor 2017 12:00

Blerim Xhemajli, i cili la detyrën e tij si zëvendës ambasador i Kosovës në Mal të Zi, për të garuar për kryetar të komunës së Suharekës, zotohet se ai dhe PDK-ja do të bëjnë më shumë për këtë komunë në katër vite sesa që kanë bërë partitë e tjera për 17 vjet.

Ndërsa, zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi i turizmit malor dhe përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mëdha janë tri prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës për komunën e Suharekës, transmeton RTK.

Pretendenti për të parin e Suharekës nga PDK, Blerim Xhemjali, thotë se qytetarët e kësaj komune duhet t’i besojnë votën për shkak të punëve që i ka bërë deri më tani.

Xhemajli ka thënë se problemet kryesore të komunës që pretendon ta udhëheq janë mungesa e ujit, kanalizimit dhe infrastruktura bazike. Ndërsa ka shtuar se qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë të mirë për këtë komunë.

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Suharekës, Blerim Xhemjali, pjesë të programit të tij qeverisës ka zhvillimin e turizmit malor përmes etno dhe eko fshatra, i cili ka thënë se mund të zhvillohen vetëm pas ndryshimit të zonave të Parkut Nacional.

Premton po ashtu se do të angazhohet për ndryshim të zonave të Parkut Nacional duke krijuar hapësira për ndërtime në Dolloc, Maqitevë, Mushtisht, Greikoc, Bukosh dhe Budakovë. E që kjo ai thotë se do të arrihet me ndërtimin e infrastrukturës bazike, ndërtime të kampeve dhe shtëpive malore duke mos shkatërruar ekosistemin.

Pika e dytë referente për zhvillimin e komunës së Suharekës është pika e bujqësisë, ku suharekasit njihen si njerëz jashtëzakonisht shumë punëtorë, njerëz të cilët në të kaluarën kanë qenë njerëz të cilët me produktet e veta e sidomos me prodhimin e rrushit të tryezës që ka qenë dhe është rrushi më i mirë i Evropës Lindore, me prodhimin e verës e cila është eksportuar në Evropën Perëndimore në një kohë më të hershme e që fatkeqësisht për shkak të disa problemeve ka pasur ngecje të mëdha.

Prioritet i yni është që këtë brend t’ia kthejmë Suharekës dhe unë do të bëj çdo gjë brenda mundësive të mia që t’u ndihmojë këtyre punëtorëve dhe prodhuesve dhe së bashku me produktet e tjera me zhvillimin e blegtorisë, bujqësisë, bletarisë, t’ia mundësojmë që sa më shumë njerëz të inkuadrohen në punë”, ka thënë kandidati për kryetar të Suharekës.

Përkrahje për bizneset e vogla kandidati për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, ka thënë se do të ofrojnë përmes fondit të punësimit, ku gjatë muajve të parë të krijimit të bizneseve do të i financoj komuna 50 për qind të pagave të punëtorëve

Komentet

Shto koment

Të ngjashme