Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore

Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore

20 tetor 2017 08:24

Subjektet politike do të vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata, pas një muaji, do të zgjasë vetëm edhe sot.

Nesër është heshtje parazgjedhore.

Zgjedhjet mbahen këtë të diell me fillim në orën 07: 00 dhe me mbarim në orën 19:00.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme, transmeton Koha.net.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë dhe se një pjesë e materialeve zgjedhore jo të ndjeshme janë shpërndarë nëpër depot e KQZ-së nëpër komuna. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

Policia dhe Prokuroria dje kanë thënë se çdo gjë është gatshme për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme