Abrashi pret që në Prishtinë të ketë balotazh mes tij dhe Ahmetit

Abrashi pret që në Prishtinë të ketë balotazh mes tij dhe Ahmetit

20 tetor 2017 00:59

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është shprehur i bindur se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit asnjë nga kandidatët nuk do të arrijë të fitojë më shumë se 50 për qind të votave.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se pret që të ketë balotazh mes tij dhe kryetarit aktual Shpend Ahmeti, i cili rikandidon nga radhët e Vetëvendosjes.

“Ahmeti nuk fiton pa balotazh. As unë nuk do të fitoj. Balotazhi do të jetë mes meje dhe Shpend Ahmetit me siguri. Më pas do të shpalos sërish programin dhe të pres votën e qytetarëve. Balotazh do të ketë sigurisht”, ka thënë Abrashi.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur biseda me kandidatët tjerë nëse do të realizojë ndonjë marrëveshje, duke shtuar se do të ketë “aleancë me qytetarët e Prishtinës”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

lepuri 20/10/2017 08:56

sbesoj ka me ju sos shpendi ....

Shto koment

Të ngjashme