Si të votohet përmes postës? Artikull i sponsorizuar

Si të votohet përmes postës?

19 tetor 2017 17:08

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org mund t’i gjeni fletëvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale, si dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin Subjekt Politik.

Kthimi i pakos së fletëvotimeve:

  • Fletëvotimet e plotësuara vendosni në zarfin e fshehtësisë të pranuar përmes postës ose në një zarf tjetër të pa shënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruaj fshehtësinë e votës tuaj.
  • Zarfi i fshehtësisë i mbyllur dhe kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendosen në zarfin e kthimit me adresë të shtypur të KQZ-së ose në një zarf tjetër ku të shënohet adresa e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 20 tetor 2017.

*Artikull i sponsorizuar nga KQZ

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme