Asfalt për disa rrugë të fshatrave dhe një urë në Drenas

Asfalt për disa rrugë të fshatrave dhe një urë në Drenas

19 tetor 2017 16:42

Komuna e Drenasit, përmes një njoftimi për media bën me dije se kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Polluzhë, Lagja Kastrati dhe në fshatin Tërstenik, Lagjet Dvorani-Kacurreti, Bazaj, Mulaj dhe Gashani. 

“Në vazhdën e punëve të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtori i Drejtorisë, Idriz Hysenaj me bashkëpunëtor vizituan punimet në këto fshatra, me ç’rast banorët u shprehën shumë të kënaqur me punën e bërë në punimin e këtyre rrugëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu kanë përfunduar edhe punimet në ndërtimin e urës në Drenas III, me gjatësi 17 m dhe gjerësi 5.5 m, si dhe trotuar. Ura është dy krahorë dhe ju mundëson qarkullim të gjithë qytetarëve të komunës së Drenas.

“Projekti për ndërtimin e urës është projekt kapital i financuar nga buxheti i komunës së Drenasit, me ç’rast komuna vazhdon punimet në projektet tjera ku do t’u lehtëson jetesën të gjithë qytetarëve të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme