Nisma në Drenas akuzon Lladrovcin për presion mbi punonjësit

Nisma në Drenas akuzon Lladrovcin për presion mbi punonjësit

19 tetor 2017 15:58

Sot, kur jemi në kulmin e përmbylljes së aktiviteteve elektorale gjithandej, pushteti i kryetarit në shkuarje i Ramiz Lladrovcit po ushtron presion direkt mbi shërbyesit civilë të administratës komunale si dhe mbi mësimdhënësit e shkollave të mesme si dhe shkollave fillore të Drenasit, thuhet në një komunikatë të Degës së Nismës për Kosovën në këtë komunë.

Nëpërmjet të kësaj komunikate denoncojmë presionin e paparë, i cili po iu bëhet të gjithë punonjësve në institucionet publike në Drenas, e veçmas në arsim dhe administratë komunale. So,t gjatë kohës së paraparë kur do të mbahej tubimi elektoral të PDK-së prej orës 12:30 e tutje, është vërejtur mungesa e punonjësve të administratës komunale në vendet e tyre të punës si dhe mungesa e mësimdhënësve në shkolla, të cilët për shkak të presionit dhe kërcënimeve me largime nga puna janë detyruar të marrin pjesë në këtë tubim elektoral, duke thyer ligjin me mungesën e tyre në vendet e punës, ku përveç kësaj disa nga nxënësit të cilët nuk e kanë mbajtur orën e fundit të mësimit për shkak të mungesës së mësimdhënësve kanë marrë pjesë edhe në tubimin zgjedhor.

Nisma për Kosovën – Dega në Drenas, do t’i marrë të gjitha masat dhe do t’i denoncojë të gjitha këto raste në institucionet përgjegjëse duke filluar në PZAP, KQZ si dhe Prokurori. Nisma për Kosovën – Dega në Drenas iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të gjithë punonjësve në institucione publike, mos të bien pre e manipulimeve të vullnetit të tyre mbi bazën e shantazheve dhe kërcënimeve të tyre, sepse me 22 tetor do të sjellim ndryshimin dhe bashkë me ndryshimin edhe lirinë e mendimit dhe veprimit politik për gjithsecilin. Dhe ky ndryshim dhe demokracia në Drenas arrihet vetëm me Isa Xhemajlaj, kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit, përfundon komunikata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme