Zgjedhjet lokale

Veseli: Drenasin do ta kthejmë në qendër të zhvillimit ekonomik

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës elektoral në Drenas, tha se Drenasi dhe Drenica do të jetë në ballë të fitores së PDK-së më 22 tetor dhe se askush nuk mund të punojë më shumë se për Drenicën se sa PDK-ja, pasi PDK janë vetë qytetarët e Drenicës.

Ai theksoi se Drenica nuk ndahet, por do të jetë e bashkuar për Kosovën madhështore, për fitoren e PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit.

Veseli premtoi përkrahje maksimale për Drenasin dhe Drenicën. Derisa, pagat e veteranëve tha se nuk do të ndalen asnjëherë, transmeton kp.

Ai premtoi se nga janari i vitit 2018 do të ketë rritje të asistencës sociale për 20 për qind për çdo familje, e cila merr asistencë sociale. Po ashtu, kreu i PDK-së, premtoi se Drenasi do ta ketë edhe stadiumin e qytetit.

Ndërsa, kryetari aktual i Drenasit dhe kandidat edhe për një mandat për kryetar, Ramiz Lladrovci, tha se sot me shumë se kurrë ndjen fitoren, shpresën për të vazhduar ndryshimin, i cili tashmë ka filluar në këtë qytet.

Lladrovci theksoi se Drenasi e Drenica ishin djepi i qëndresës nacionale, duke kujtuar Hasan Prishtinën, rezistencën e Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, e deri te qëndresa titanike e Adem Jasharit. Sipas tij, PDK është pasardhëse e tyre, e ndërtuar nga këto vlera patriotike, të përkushtuara për atdhe.

Lladrovci tha se kanë me çka të krenohen me komunën e Drenasit, duke krijuar disiplinë në administratë e shkolla, rregull në shëndetësi, cilësi në zbatimin e projekteve, derisa kanë realizuar të gjitha premtimet e dhëna. Ai është zotuar se sukseset do të jenë shumëfish më të larta në mandatin e ardhshëm.

Në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Drenas, janë prezantuar edhe 33 kandidatët për asamble komuna