Drejtues të Nismës në Skënderaj për ta përkrahur Bekim Jasharin

Drejtues të Nismës në Skënderaj për ta përkrahur Bekim Jasharin

19 tetor 2017 14:36

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me ekipin e tij, kanë vizituar sot kandidatin e pavarur të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Këtij të fundit, Limaj i ka ofruar mbështetje të plotë në garën për kryetar e po ashtu edhe përkrahje institucionale pas zgjedhjes së tij në krye të Skenderajt. Ndërsa kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë ftesë qytetarëve që të votojnë për atë që mendojnë që do t’i përfaqësojë më së miri.

Ndërsa, kandidatit i pavarur, Bekim Jashari, ka falënderuar përfaqësuesit e Nismës për vizitën dhe njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar për ata që mendojnë që i përfaqësojnë më së miri.

“Unë edhe brenda i falënderova, e falënderoj edhe këtu para juve për vizitën që ma kanë bërë , baci Jakup me Fatmirin me stafin e vet dhe mbështetjen që e kanë tregu qysh nga fillimi i këtij procesi , që sot e dëshmuan me vizitën e vet fizikisht. Unë vetëm dua me i përshëndet gjithë qytetarët me uru që të kemi , zgjedhje të qeta të lira . Dilni shfrytëzojeni të drejtën e juaj votoni këndë ju keni dëshirë që mendoni qe ka me ju përfaqësua më mirë nesër “, tha Jashari.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi Për ti uruar kandidaturën në Skenderaj i pranishëm ishte edhe Jakup Krasniqi, kryetar i këshillit nacional të Nismës për Kosovën, i cili tha se këtë herë qytetarët e Skenderajt kanë një kandidatë shumë të mirë dhe i ka ftuar qytetarët e Skenderajt të dalin dhe ta votojnë Jasharin.

Përfaqësues nga Nisma për Kosovën, i uruan fitore dhe i ka ofruar edhe mbështetje institucionale pas marrjes së mandatit si kryetar, Bekim Jasharit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme