Pacolli: Pallati i rinisë do t’u kthehet të rinjve

Pacolli: Pallati i rinisë do t’u kthehet të rinjve

19 tetor 2017 12:53

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka deklaruar se gjatë mandatit të tij qeverisës Pallatin e Rinisë dhe Pallatin e ish-shtypit do ta kthej në shërbim të të rinjve të kryeqytetit.

Pacolli pretendon që t’i vendosë të rinjtë e kryeqytetit në objektet e Pallatit të Rinisë dhe të shtypit, duke iu ofruar atyre mundësi për zhvillimin e tyre në fushën e teknologjisë informative.

Ai po ashtu tha se të rinjve duhet t’u ofrohen një adresë dhe hapësirë e duhur për t’i zhvilluar dijet e tyre.

“Në anën e majtë timen e kemi Pallatin e Rinisë i cili menaxhohet prej një institucioni i cili përkundër që mbledh taksat nga qytetarët, nga të rinjtë dhe nga sportistët e Kosovës, asnjë cent investimi nuk bëhet këtu....Ish pallati i shtypit i cili sipas parashikimeve të mija do të jetë ekskluzivisht në shërbim të rinjve të shtetit tonë, të Kosovës...dhe këtu ne pretendojmë që t’i instalojmë dhe t’i vendosim të rinjtë e kryeqytetit tonë që të kenë mundësi të zhvillimeve të tyre, inovacioneve dhe dijeve të tyre në fushën e teknologjisë informative por pse jo edhe në lëmit tjera të cilat do të ishin në atraksion për kompanitë më të mëdha botërore ku shumë herë e kam cekur dhe e kam thënë që pasuria më e madhe e kombit tonë janë të rinjtë që duhet t’i shfrytëzojmë si aset kombëtar në këtë formë ne atyre duhet të iu ofrojmë adresën e tyre, duhet të iu ofrojmë hapësirat e tyre ku mund t’i zhvillojnë dijet e veta”, citon kp të ketë thënë ai.

Pretendeti për të parin e kryeqytetit, Selim Pacolli ka ofruar mbështetje maksimale për të rinjtë e kryeqytetit.

“Të rinjtë nuk kanë nevojë të shohin Evropën alternativë, por Evropa do t’i sheh si alternativë të rinjtë e Prishtinës dhe unë do ta bëjë këtë, e kam premtuar dhe sigurisht do të qëndroj prapa kësaj dhe do t’i ofroj të gjitha mundësitë dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha kontaktet tona të cilat i kemi nëpër botë që të iu ofrojmë qasje të rinjve tanë....Do të ofroj mundësitë e mija maksimale që të shtrijmë dorën tek këta njerëz dhe mos t’i lëmë në mëshirën e fatit”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme