KQZ, Prokuroria dhe Policia zotohen për mbrojtjen e votës së qytetarëve

KQZ, Prokuroria dhe Policia zotohen për mbrojtjen e votës së qytetarëve

19 tetor 2017 12:49

Besueshmëria në procesin zgjedhor, realizimi i tij me integritet dhe rritja e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje janë disa nga aspektet të shumta për arritjen e të cilave KQZ angazhohet.

Kështu ka thënë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në konferencën për medie të mbajtur nga KQZ, policia e Kosovës dhe prokuroria e shtetit, ku kanë bërë të ditur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se organizimi i zgjedhjeve është një nga proceset gjithëpërfshirëse. Kqz ka arritur ti përmbush detyrimet e veta për organizimin e zgjedhjeve të 22 tetorit. Kqz edhe në këto zgjedhje është përkujdesur që personat që kanë kryer vepra penale të mos përfshihen në mbikëqyrjen e zgjedhjeve. KQZ ka emëruar edhe 18 mijë anëtar të këshillave të vendvotimeve. Gjithashtu në emër të KQZ iu bëj thirrje subjekteve që t’i kontribuojnë procesit zgjedhor.

“Prezenca jonë e përbashkët këtu, është shenj e përkushtimit dhe angazhimit tonë që të dielën çdo qytetarë me të drejtë vote të mund të shpreh lirshëm vullnetin e tij. Bashkëpunimi ndërinstitucional edhe në zgjedhjet e kaluara ka pasur efektin e duhur dhe ne si KQZ jemi të kënaqur jashtëzakonisht me bashkëpunimin që kemi pasur në faza të ndryshme të procesit zgjedhor. Mbrojtja dhe promovimi i drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, është thelbi I anagzhimit tonë të përbashkët edhe në këtë proces zgjedhor”, tha Daka.

Ajo ka shtuar se KQZ, sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto zgjedhje është kujdesur që personat të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore, në komisionet komunale të zgjedhjeve, në këshillat e vendvotimit dhe në personelin teknik.

Zëvendës prokurorja e shtetit, Sevdije Morina, tha se Prokuroria e Shtetit në bazë të memorandumit me KQZ dhe institucionet e tjera për zgjedhjet lokale ka ndërmarrë këto veprime: Ka caktuar një koordinator në nivel të shteti dhe një zëvendës koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.

Po ashtu ajo tha se Prokurori i shtetit ka caktuar 86 prokuror për ditën e zgjedhjeve të cilët kanë filluar punën që nga dita e parë e fushatës.

“Unë besoj se ditën e zgjedhjeve do të shkoi gjithçka mbarë dhe kontributi i prokurorëve do të jetë i pa kursyer dhe do të mbrohet vota e vullnetit të qytetarëve”, theksoi Morina.

Ndërsa, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se Policia deri në këto momente i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për kompletimin e të gjitha detyrave që i ka marrë me nënshkrimin e memorandumit me KQZ.

“Dëshiroj t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve të vendit me kërkesën për ta që të jenë pran zyrtarëve policor në aspektin e motivit bashkëpunues në njërën anë dhe në anën tjetër të dihen plotësisht të lirë dhe të sigurt që të lajmrojnë apo të raportojnë çfarëdo parregullsie për faktin se ne zotohemi që do të krijojmë dhe mbajmë ambient të qetë dhe të sigurt, duke garantuar lirinë e lëvizjes për aktivitetet zgjedhore dhe do të reagojnë në çfarëdo situate apo cenimi të kujtdo qoftë pa asnjë dallim në raport me vullnetin dhe dëshirën e tij për të shprehur në mënyrë ligjore aspiratën e tyre ose nevojën e tij për zgjedhësit… po ashtu të jemi neutral në raport me të gjithë garuesit”, tha Rexha.

Ai bëri të ditur se 17 incidente kanë ndodhur gjatë fushatës zgjedhore, dhe të gjitha tubimet janë monitoruar dhe në disa raste policia është dashur të ndërhyj. Në vlerësim të gjendjes së rrezikshmërisë dhe kanosjes edhe në aspektin gjithëpërfshirës, Rexha tha se nuk ka shkallë të lartë të rrezikut askund dhe kjo është sinjal se megjithatë sipas përgatitjeve të policisë do të mbulohen të gjitha qendrat. Po ashtu ai garantoi se do të jenë të dielën për sigurim të personel

Komentet

Shto koment

Të ngjashme