Haziri: Jemi ndryshe në menaxhim dhe qeverisje

Haziri: Jemi ndryshe në menaxhim dhe qeverisje

19 tetor 2017 12:23

Duke besuar fuqishëm në fitoren e tij, kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri premton menaxhim dhe qeverisje ndryshe nga të tjerët me qëllim të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, arsimor dhe shëndetësor.

Kandidati i LDK-së për kryetar të ka thënë për KosovaPress se gjatë mandatit të ardhshëm ndër prioritetet kryesore të tij është që këtë qytet ta nxjerr nga infrastruktura e viteve të 70-ta.

Dhe këtë planifikon ta bëjë duke përfunduar infrastrukturën rrugore që lidhet me autostradën ,trajtimin e ujërave të zeza si dhe ndërtimin e kolektorëve të ujërave për gjithë territorin e komunës.

“E vetmja arsye dhe i vetmi motiv që do ta dërgojë ne vendimin për kandidaturën e re, është mobilizimi financiar dhe projektet madhore që kanë filluar në Gjilan tri vitet e fundit veçanti që lidhen me infrastrukturën rrugore që është prioriteti dhe shtylla kryesore të programit qeverisë në Gjilan, jo vetëm infrastruktura rrugore që lidhet me autostradën dhe hyrjet-daljet e qytetit që tashmë janë në fazën e fillimit të punimeve ose janë duke punuar, por edhe trajtimi i ujërave të zeza, ndërtimi i kolektorëve të ujërave për gjithë territorin e komunës së Gjilanit, që përfshin edhe zonat rurale edhe zonën urbane si kërkesë themelore apo projekt kryesor, i cili Gjilanin e nxjerr nga infrastruktura e viteve të 70-ta”,tha ai.

Haziri për mandatin e ardhshëm prioritetet e tij i ka renditur në 4 shtylla kryesore në të cilat pritet ta bëjnë një Gjilan ndryshe.

Përmes investimit në kuadro, në personel dhe në infrastrukturë shkollore Haziri ka për qëllim ta rris cilësinë e arsimit në qytetin e Gjilanit.

Në programin qeverisës ai parasheh edhe ndërtimin e disa çerdheve, shkollave, si dhe zhvendosjen e objektit të shkollës së mesme dhe objektin e Universitetit të Gjilanit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme