Dita e parafundit e fushatës zgjedhore

Dita e parafundit e fushatës zgjedhore

19 tetor 2017 08:35

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë vetëm edhe nesër, duke mbushur kështu një muaj. Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, deri tash janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë dhe se një pjesë e materialeve zgjedhore jo të ndjeshme janë shpërndarë nëpër depot e KQZ-së nëpër komuna. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

Parti e subjekte politike kanë paralajmëruar aktivitetet e veta për ditën e sotme:

për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut. (Qendra e Studentëve, ora: 10:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli mban konferencë me temë “Punësimi i të rinjve në Prishtinë. (Pranë objektit qeveritar, ish Rilindjes, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Drenas. (Palestra Sportive, ora 12:30)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj bënë një prezantim për investitorë. (Hotel “Prishtina”, ora 13:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli takohet me studentë të Universiteti të Prishtinës. (Në sallën e “MABETEX Holding”, ora 13:00)

Aleanca Kosova e Re mban tubim përmbyllës në Drenas (Restorant “Hajdini” në qendër të qytetit në ora 14:00)

Aleanca Kosova e Re mban tubim përmbyllës në Kamenicë. (Shtëpia e kulturës “Isa Kastrati”, ora 17:00)

AAK mban tubim me qytetarë në Suharekë. (Palestra e Sporteve, ora 17:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Mitrovicë. (Palestra Sportive “Minatori”, ora 18:00)

Parakalimi me vetura në qendër të Prishtinës nga forumi rinor, në mbështetje të Selim Pacollit. (Para selisë së AKR-së, te Qafa, ora 18:00)

AAK mban tubim me veteranët e UÇK-së në Rahovec. (Restaurant "Park", ora 18:15)

mban tubim me qytetarë në Krushë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës, Krushë, ora 19:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi takohet me banorët e lagjes së Muhaxherëve.( Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora: 19:00)

Aleanca Kosova e Re mban tubim përmbyllës në Gjilan. (Teatri i qytetit, ora 19:00)

Aleanca Kosova e Re mban tubim përmbyllës në Fushë Kosovë. (Restorant “Metropol”, ora 19:00)

Komentet

Shto koment

Të ngjashme