Zgjedhjet lokale

Haziri takon mësimdhënësit e Gjilanit

Descriptive Text

Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, ka konfirmuar në takimin e mësimdhënësit e Gjilanit se arsimi do të vazhdoj të mbetet prioritetit i parë i qeverisjes në katër vitet e ardhshme, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Haziri është zotuar se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë përfundimin e Shkollës së Arteve, sikur do të punojë edhe në rrumbullaksësimin e palestrave të mbyllura.

“Do të vazhdojmë me ndërtimin e cerdhes në “Arbëri” me financim të Komisionit Europian, do ta rindërtojmë cerdhen e “Ardhmëria 1”, do të ndërtojmë shkollën e re fillore në Tregun e Gjelbër, sikurse do të vazhdojmë me renovim të objekteve dhe infrastrukturën përcjellëse. Në shkollën e Zhegrës, do ta ndërtojmë palestrën e mbyllur”, tha Haziri.

“Sukseset e fëmijëve tanë mund të barazohen me fëmijët në të gjitha shtetet e regjionit. Nxënësit tanë sot po shkëlqejnë në garat ndërkombëtare, sikurse edhe në universitetet botërore dhe për këtë jam shumë krenar”, ka nënvizuar Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka pohuar se përfundimisht ka ardhur koha që Universiteti “Kadri Zeka” ta lëshoj hapësirën për shkollën e bujqësisë dhe mjekësisë.