Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë një takimi elektoral që ka mbajtur sonte me simpatizantë të kësaj partie në Prizren, ka theksuar se Prizreni qëndron më mirë se komunat tjera, fal punë së mirë të profesorit Ramadan Muja.
Ai ka thënë se me një impuls të ri, me një energji të re do të sjellin ndryshimin, pasi çdo herë ka vend për ndryshime pozitive dhe premtoi një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Prizrenit, pasi siç tha ai, jetojnë në Prizren, e njohin Prizrenin dhe do ta bëjnë më të mirën për qytetin e Prizrenit, duke e zbatuar planin politik që kanë paraparë për zhvillimin e Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Krahasojeni qytetin e Prizrenit me komunat tjera dhe keni me pa që Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër, e kjo falë punë së mirë të Profesor dr. Ramadan Muja. Ne i jemi falënderues për atë që na ka trasuar rrugën, në të cilën ne duhet të lëvizim dhe ne do të lëvizim. Mirëpo me një impuls të ri, me një vlerë të shtuar, me një energji të re, me një mendim pozitiv”, tha Totaj,