Vllahiu: Mjerimit të Prishtinës duhet dhënë fund

Vllahiu: Mjerimit të Prishtinës duhet dhënë fund

18 tetor 2017 21:28

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, sot ka vizituar lagjen Mati I, në Prishtinë.

Për këtë vizitë ai ka njoftuar në Facebook:

“Mjerimit të Prishtinës duhet dhënë fund. Katrahurës urbane, keqtrajimit të qytetit dhe qytetarëve duhet t’i ndalet hovi. Lagjen Mati 1 secili prej pushteteve prej më shumë se 10 vjetësh e kanë rrënuar, nuk i kanë gjetur zgjidhjen për kanalizimin, infrastrukturën, për kolektorin dhe mbi të gjitha për ndërtimet. Përgjegjësinë duhet ta marrin ata që e kanë nisur këtë ‘mjerim’ dhe ata që e kanë vazhduar. #PërPrishtinën ndryshe. #50”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme