Veseli: Kthesa e madhe po vjen në Ferizaj

Veseli: Kthesa e madhe po vjen në Ferizaj

18 tetor 2017 19:49

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës zgjedhor në Ferizaj, tha se me Agim Veliun në krye të kësaj komune, do të kthehet dinjiteti i qytetarit dhe Ferizaj do të zhvillohet dhe do të modernizohet.

Duke qenë i bindur në fitoren e PDK në qytetet e Kosovës, Veseli tha se ka vetëm një mesazh, e ai është mesazhi i lirisë dhe fitores së PDK-së, i cili do të sjellë kthesën e madhe për Ferizajn.

“Ka veç një mesazh e ai mesazh është mesazh i lirisë, mesazh i entuziazmit, mesazh i fitores së Partisë Demokratike të Kosovës dhe fitores së kryetarit tonë Agim Aliut në Ferizaj, të jeni të sigurt për fitoren. Të dashur qytetarë të Ferizajt, kthesa e madhe po vjen, ndryshimi në Ferizaj, ndryshimi në Ferizaj po ndodh me Agim Aliun kryetarin e ri të Ferizajt me këtë ekip të shkëlqyeshëm të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ne jemi forca e ndryshimit të Ferizajt dhe gjithë Kosovës”, tha ai, transmeton kp.

Veseli tha se janë bërë bashkë me Agim Aliu që t’ia kthejnë dinjitetin qytetarit të Ferizajt, pasi që sipas tij, në katër vitet e kaluara qytetit i Ferizajt është qeverisur pa vizion dhe pa përgjegjësi.

Kreu i PDK-së tha se me Aliun në krye të Ferizajt do të ecin së bashku për fuqizimin e zhvillimit dhe modernizimit të këtij qyteti.

“Ne kemi marrë vendim një vendim të madh së bashku për qytetarët dhe specialistët e Ferizajt në pjesë e parë të mandatit ambicioz i kryetarit Aliu për bashkimin e qytetit përmes hekurudhës nëntokësore ka mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës do ta ketë edhe nga qeveria e Kosovës dhe ne do ta bëjmë këtë. Agim Aliu do të jetë kryetar që mbështet sipërmarrjen dhe iniciativën ekonomike në komunën e Ferizajt, do të ecim së bashku edhe më fuqishëm për zhvillimin dhe modernizimin e Ferizajt tonë“, tha ai.

Sipas Veselit vendimet e kryetarit Agim Aliu që në ditët e para të qeverisjes komunale do të jenë zero taksa komunale për bizneset e vogla, tokë publike falas për të gjithë investitorët, zyrë zhvillimore për ndërmarrësit dhe bursa për studentët.

Ai po ashtu i ka siguruar ferizajasit se me Agim Aliun në krye do të kenë një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se janë qytetarët e këtij qyteti që do të mundësojnë mirëqeverisjen në këtë komunë.

"Është mjaft, është koha për ndryshim. Unë di se si ta qeverisë Ferizajn, unë i di mundësitë dhe e kam mbështetjen e qytetarëve dhe të Qeverisë të Republikës të Kosovës. Le të bëjmë Ferizajn qytet modern ku shërbimi publik është më të vërtetë ne shërbim të qytetarëve dhe ku politika është në lidhje me progresin dhe jo diskutime për të kaluarën. Ju mund t'i thoni vetes dhe gjithë Kosovës, po ne mund ta bëjmë qytetin më të mirë. Ferizaj e meriton dashurinë dhe punën tonë të palodhshme dhe dua t'u vërtetoj se e meritoj besimin tuaj, më gjykoni për fjalën e mbajtur dhe projektet e mia të mëparshme" tha Aliu.

Aliu tha se prioritetet kryesore të qeverisjes së tij të ardhshme katërvjeçare do të jetë hapja e vendeve të punës përmes fondit të punësimit, hapja e spitalit të Ferizajt, si dhe bashkimi i ferizajasve përmes hekurudhës nëntokësore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme