Çelaj: Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë

Çelaj: Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë

18 tetor 2017 17:09

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka deklaruar se duke u bazuar në kërkesat e banorëve dhe investitorëve, do të lëshojnë deri në 1000 leje në vit dhe për shkak të kësaj dinamike, presin rritjen e të hyrave prej 6 milionë në 20 milionë euro në vit nga kjo veprimtari.

Çelaj ka shkruar në facebook se do t’i ulin taksën e legalizimit në 1 euro.

“Lejet e ndërtimit po ashtu do të zbresin, në taksën e re do të përfshijmë edhe lejen për qasje në infrastrukturë. Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë dhe zonimi i ri do rishqyrtohet”, ka shkruar ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme