Zgjedhjet lokale

Ahmeti takon përfaqësuesit e komunitetit turk në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat edhe për një mandat për këtë post, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e komunitetit turk, respektivisht degën e KDTP-së në Prishtinë, si dhe shoqata të tjera turke.

“Me Kryetarin e kësaj dege, dhe asamblistin e Kuvendit Komunal Gynejt Ustaibon, kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe si asamblistë edhe si subjekt. Gjithmonë kemi diskutuar për interesat e qytetit. Sigurisht se në takime të tilla flasim edhe problemet eventuale me të cilat ballafaqohet komuniteti turk në Kosovë, duke kërkuar gjithmonë zgjidhje të drejtë dhe të barabartë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Përfaqësuesit e komunitetit turk, sipas njoftimit për media të VV-së, falënderuan Shpend Ahmetin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndihmën që i ka dhënë këtij komuniteti, dhe shprehën vullnetin e tyre për ta përkrahur edhe më tutje për mandatin e radhës.