Zgjedhjet lokale

Aliu: Do të punojmë në fuqizimin e njësitit të zjarrfikësve në Vushtrri

Kandidati i AKR-së për kryetar të Vushtrrisë, Nasuf Aliu, ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ballafaqohet njësiti I zjarrfikësve në këtë komunë.

Ai gjatë një takimi që ka zhvilluar me drejtuesit e zjarrfikësve është informuar me mungesën e stafit në këtë njësit si dhe mungesën e automjeteve të nevojshme për të plotësuar kapacitetet.

Aliu është zotuar se me qeverisjen e tij, do të gjejë mënyrën për t’i ndihmuar në shumë forma, sepse sipas tij rastet emergjente nuk e kanë luksin e pritjes dhe intervenimi i vonshëm mund të ketë pasoja fatale për qytetarët.

Postimi i Aliut:

Njësia e zjarrfikësve në Vushtrri, nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjitha kërkesat në teren

Bashkërisht me një pjesë të ekipës për Vushtrrinë e Re, vizituam këtë njësi, ku bashkëbiseduam me Drejtuesin e Njësisë zt.Fadil Hysenin, i cili na falënderoi për vizitën të cilën askush nuk ua ka bërë deri tash nga organet komunale.

Ai tregoi se kjo njësi ka gjithsej 31 punëtorë, ku sipas asaj që Vushtrria ka 73,000 banorë, duhet të jenë 45 zjarrëfiks si staf, pasi ky numër që është aktualisht nuk arrin të mbulojë të gjitha kërkesat emergjente e që realisht kanë qenë të shumta edhe këtë vit afër 730 raste.

Theksoi se ka mungesë të automjeteve edhe ato që i kanë janë donacion, ku 7 prej tyre janë të mëdha e 3 të vogla, makineri shumë e vjetër dhe vetëm një automjet me shkallë që i arrin ndërtesat e larta deri ne 27m(katin e 6) e që nuk mjaftojnë pasi që ka edhe mbindërtime që arrijnë lartësi më të madhe dhe po ashtu edhe rrugët shumë të ngushta për të hyrë.

Objekti ishte i ri, por kërkesa e shefit të ndrrimit zt.Ilaz Syla thot se do të ishte më mirë sikur të ishte në një vend më startegjik, pasi që kur ka raste urgjente ka bllokim të komunikacionit dhe vonesë në intervenime. Apeloi po ashtu që garderoba të blihet më shpesh jo vetëm çdo katër vite si deri më tash e ajo çka është më e rëndësishmja është se mungon sigurimi shëndetësor.

Ne do të mundohemi që të trajtojmë këto kërkesa dhe sipas mundësisë dhe kompetencave që kemi si komunë do të gjejmë mënyrën për t’i ndihmuar në forma të ndryshme që të fuqizohet akoma më tepër kjo njësi, sepse rastet emergjente nuk na japin lluksin e pritjes për faktin që çdo intervenim i vonshëm mund të ketë edhe pasojë në humbje jete apo pasurije të qytetatve tonë. Me 22 tetor do të fillojmë fazën e re të kujdesit, menagjimit më të mirë dhe zhvillimit të vendit.