Zgjedhjet lokale

Ahmeti premton ndërtimin e një salle të madhe sporti në Lipjan

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, është zotuar para qytetarëve të kësaj komune se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë ndërtimin edhe më dinamik të kësaj komune.

Ai ka premtuar ndërtimin e një salle të madhe të sporteve në Lipjan, duke shtuar se simpatizantët e shumë të LDK-së në këtë tubim, nuk e kanë pasur hapësirën e mjaftueshme, për çka edhe ka kërkuar mirëkuptim.

Ahmeti ka shtuar se ekipi i tij është profesional dhe I dëshmuar në zhvillimin e qytetit dhe fshatrave të Lipjanit.

Postimi i Ahmetit

Të dashur bashkëqytetar ju falënderojmë për mbështetjen dhe kontributin tuaj, në të njëjtën kohë ju kërkojmë mirëkuptim për mungesë hapësire në Sallën “Better Life”. Por ju sot morët dy vendime plebishitare. Ju sot konfirmuat vullnetin tuaj për të vazhduar ME PUNË, PËR LIPJANIN dhe sot vendoset edhe për ndërtimin e një salle të madhe të sporteve në Lipjan.

Ne e dëshmuam me punë se mund të ndryshojmë Lipjanin dhe fshatrat tona. Ne dëshmuam të ruajmë besimin tuaj dhe do vazhdojmë me konsistencë e qëndrueshmëri të ruajmë fort e me përkushtim besimin tuaj. Ne kemi plan konkret dhe ekip profesionale dhe ne do ndërtojmë e zhvillojmë edhe me fuqishëm komunën tonë vendin tonë.

Ne me punë e ndryshuam pamjen e qytetit dhe fshatrave tona. Dhe sot zotohemi para jush qe do angazhohemi fort t'i japim shtytje edhe më dinamike proceseve ne Lipjan.