Zgjedhjet lokale

Shala: Banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka shpalosur platformën zgjedhore në fshatrat Gllaviqicë dhe Ramun të kësaj komune.

Sipas Shalës, qeverisjet e kaluara nuk u kanë ofruar këtyre banorëve atë që ata meritojnë.

Pretendentja për të parën e Pejës ka premtuar se nën udhëheqjen e saj banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti.