“LDK ka ofertë të mirë për Prizrenin”

“LDK ka ofertë të mirë për Prizrenin”

17 tetor 2017 23:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të martën gjatë tubimeve në Korishë dhe Skorrobishtë të Prizrenit, se këtij qyteti të kulturës i ka hije ta ketë një kryetar si Hatim Baxhaku, i cili është i dëshmuar për profesionalizëm dhe kujdes ndaj qytetarëve, njofton kumtesa partiake.

Ai ka pohuar se nuk dëshirojmë të lavdërohemi, por oferta e LDK-së dhe kandidatët e saj janë më të mirët.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se ndryshmi në Prizren e ka emrin Hatim Baxhaku, i cili do të fitojë bindshëm zgjedhjet për kryetar të komunës.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit janë shumë të rëndësishme, sepse duhet ta largojmë një keqqeverisje, e cila i ka shkaktuar shumë dëme Prizrenit, të bëmat e së cilës kërkojnë shumë kohë për t’i numëruar.

“Kjo është e natyrshme kur e marrim parasysh se ata më tepër janë endur nëpër gjykata dhe nuk kanë pasur kohë të punojnë“, tha Baxhaku.

Ai tha se LDK dhe unë kemi një program të studiuar mirë, të mbështetur në buxhet dhe kornizë ligjore.

“Do të punojmë shumë që Prizrenit t’ia kthejmë epitetin e qytetit të kulturës, të tolerancës, do t’ia kthejmë dinjitetin që ia ka humbur qeverisja aktuale”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Zhvillimi ekonomik, arsimi më cilësor, përkrahja më e madhe për bujqit, ajo për njerëzit me kushte të vështira, për nënat dhe të gjithë qytetarët ka qenë premtimi i Baxhakut.

Kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit në tubimet në Korishë dhe Skorrobishtë i kanë dhënë përkrahje edhe deputetët Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme