Gaz lotsjellës në tubimin e Vetëvendosjes në Kodrën e Trimave

Gaz lotsjellës në tubimin e Vetëvendosjes në Kodrën e Trimave

17 tetor 2017 23:00

Sonte u mbajt tubimi i tretë me radhë në lagjen Kodra e Trimave, ku qindra të pranishëm, mbështetës të Vetëvendosjes kërkonin mandatin e dytë të qeverisjes sonë në Prishtinë, njofton kumtesa komunale transmeton Koha.net.

Persona të infiltruar brenda sallës hodhën sprej lotsjellës për ta prishur këtë tubim, por kjo nuk ndikoi fare në uljen e entuziazmit të qytetarëve të pranishëm në sallë, thotë kumtesa partiake. .

Në kët tubim nënkryetari i Dardan Sejdiu tha se sa herë po vijmë në Kodrën e Trimave, po bindemi në fitoren tonë pa balotazh, po bindemi në fitoren tonë për Kuvend Komunal.

“Është tubimi i tretë me radhë në këtë lagje, dhe secilin herë e më shumë po na forcohet bindja për fitore bindëse që me 22 tetor. Angazhimi i qytetarëve të Kodrës së Trimave për Vetëvendosjes, ka bërë që Lëvizja jonë të rritet në vazhdimësi, dhe fitorja jonë të jetë e pakontestueshme”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Sipas kumtesës, kur erdhi radha e kryetarit Shpend Ahmeti, brohoritjet e vazhdueshme të banorëve të Kodrës së Trimave “Vetëvendosje “Fitore – Fitore”, ia pamundësuan atij fjalimin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme