Berisha: Po numërohen ditët e fundit për keqqeverisjen në Prizren Foto: Ilustrim

Berisha: Po numërohen ditët e fundit për keqqeverisjen në Prizren

17 tetor 2017 22:26

Sakrifica e qytetarëve të Prizrenit nuk duhet të vazhdojë të nëpërkëmbet, pasi e gjithë ajo djersë dhe gjak nuk është derdhur për t’u manipuluar nga njerëz të “klanit Pronto”, të cilët për fatin e keq e kanë turpëruar për vite të tëra Prizrenin dhe Kosovën.

Kështu është thënë sonte në tubimin zgjedhor të Nisma për Kosovën në lagjen “Kurillë” të Prizrenit, me ç’rast janë prezantuar kandidatët për asamblenë komunale nga kjo lagje për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka shprehur gatishmërinë për ndryshime në qytetin e Prizrenit dhe siç u shpreh, atakimin e keqqeverisjes së madhe në këtë komunë dhe hapjes së perspektivës për qytetarët e saj.

“Nga Kurilla gjithsesi kërkoj nga të gjithë ju që jeni këtu, ditët e fundit janë duke u numëruar për këtë keqqeverisje në komunën e Prizrenit dhe rreshtimi dhe angazhimi juaj në këto ditë të fundit do të sigurojë ndryshimin e madh dhe ai ndryshim i madh e ka numrin 31 dhe Nisma për Kosovën. Para nesh ka shumë punë dhe sfida, por unë me ekipin e Nisma dhe me mbështetjen e fuqishme të liderit të Nisma, jemi të gatshëm të përballohemi me të gjitha telashet dhe problemet që ka qyteti ynë dhe qytetarët e Prizrenit. Uzurpimi i pronave publike, Ju premtoj nga Kurilla se të gjitha ato zona të gjelbra që janë uzurpuar nga njerëz të papërgjegjshëm të lidhur me para-politikën e partisë në pushtet do t’i rikthehen qytetarëve të Prizrenit, fëmijëve të Prizrenit dhe ato do të kalojnë në gjelbërim”, ka thënë Berisha.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij të ardhshme katërvjeçare, Prizreni do të ketë pamje të një metropoli dhe do të jetë qytet i kulturës dhe traditës, dhe se kjo do të arrihet me ndihmën e qytetarëve.

Berisha ka akuzuar pushtetin aktual në Prizren, se nuk ka punuar për zhvillimin ekonomik, ndërsa ka premtuar funksionalizimin e dy zonave ekonomike gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare.

“Për me qenë afër qytetarëve të Prizrenit dëshiroj që sakrifica e qytetarëve të Prizrenit të mos vazhdojë të nëpërkëmbet, sepse e gjithë ajo djersë dhe gjak nuk është derdhur për t’u manipuluar nga njerëz të “klanit Pronto”, të cilët për fatin e keq e kanë turpëruar për vite të tëra Prizrenin dhe Kosovën”, ka thënë Berisha.

Ai i ka bërë thirrje elektoratit që më 22 tetor të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshime në Prizren dhe numrin 31 Nisma për Kosovën.

i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se kandidati kësaj partie për të parin e komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, është njeriu më i përshtatshëm për të udhëhequr qeverisjen e ardhshme katërvjeçare dhe t’ia kthejë Prizrenin qytetarëve të tij.

“Garanci se qyteti do të qeveriset nga qytetarët e komunës së Prizrenit, nga qytetarët e Prizrenit, është nëse të gjithë çohemi në një lëvizje qytetare dhe vendosim t’ia kthejmë qytetin qytetarëve të Prizrenit, banorëve të Prizrenit dhe nëse votohet Zafir Berisha kemi me thënë se përfundimisht Prizreni po i kthehet Prizrenit”, ka thënë Limaj.

Limaj tha se kandidati i Nismës për Prizrenin do t’i japë fund të keqes në Prizren dhe të sjellë ndryshime pozitive në këtë komunë, pasi që ai ka ekipin më të mirë për të garuar në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

I pari i Nisma ka kërkuar mobilizim dhe mbështetje të fuqishme për Zafir Berishën, në mënyrë që ai të dalë fitues, pasi që Prizreni ka nevojë për ndryshime pozitive

Komentet

Shto koment

Të ngjashme