LDK thotë se Mati1 u harrua nga Vetëvendosje

LDK thotë se Mati1 u harrua nga Vetëvendosje

17 tetor 2017 21:34

Kandidati për kryetar të komunës nga LDK-ja, Arban Abrashi, në një tubim të mbajtur të martën me qytetarë, ka shpalosur programin e tij për lagjen “Mati 1” dhe njëkohësisht ka shprehur shqetësimin se si për katër vite komuna nuk ka investuar asgjë për këtë lokalitet, ndërsa projektet mbetën në gjysmë aty ku i la LDK-ja më 2013, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

“Aty ku i la punimet LDK-ja, aty kishin mbetur. Vetëm LDK është ajo që bën projekte madhore dhe për tu përfunduar punimet ne Rrugën B, për të filluar punimet në rrugën A, për tu mbyllur përroi në Lagjen Mati 1, për tu ndërtuar shkolla dhe çerdhe ne duhet t'i dërgojmë dembelët në shtëpi”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se me një program real me një ekip të ri dhe vizion të ri për projekte madhore ju ftoj ta votoni numrin 47 dhe t’iu jepni mbështetje asamblistëve tanë, pasi që vetëm LDK sjell projekte madhore.

“Projektet zhvillimore për kryeqytetin, do të implementohen nga komuna ose përmes formave të partneritetit publik-privat në katër vitet e qeverisjes nga LDK. Projektet zhvillimore, idetë e reja dhe planet e reja do të ndërtohen dhe implementohen me ekipe të reja, me dije dhe përvoja bashkëkohore. Ky do të jetë orientimi themelor i LDK-së”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se Parkingjet nëntokësore do të realizohen në disa lokacione në qytet, në konsultim të ngushtë me qytetarët e atyre lagjeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme