Zgjedhjet lokale

Behgjet Pacolli prezanton “projektin për Prishtinën moderne”

Descriptive Text

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka prezantuar projektin, për siç ka thënë ai, shndërrimin e Prishtinës në një qytet modern me atraksion kulturor e turistik, për të cilin thotë ai, kanë punuar arkitektë me famë botërore nga tri shtete të botës.

Për këtë Pacolli ka njoftuar në Facebook:

“Ky është vizioni ynë i shëndërrimit të Prishtinës në qytet modern, atraksion kulturor e turistik. Në këtë projekt të detajizuar kanë punuar arkitektë me famë botërore nga tri shtete të botës. Këtu mund ta shihni edhe Universitetin modern “Hasan Prishtina” që do të prodhoj kuadro të profilit botëror. Selimi do ta bëjë Prishtinën qytet të dashur për qytetarët e saj”.