LDK e Klinës e shqetësuar për takimin e presidentit Thaçi me kryetarin e komunës

LDK e Klinës e shqetësuar për takimin e presidentit Thaçi me kryetarin e komunës

17 tetor 2017 17:16

Shtabi i Degës së LDK-së në Klinë shprehë shqetësim të thellë në lidhje me takimet e presidentit Hashim Thaçi me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, z. Sokol Bashota si dhe me strukturën e Degës së PDK-së në Klinë, gjatë vizitës së tij të djeshme në këtë qytezë, thotë kumtesa e LDK –së nga Klina, transmeton Koha.net.

“Konsiderojmë se ndërhyrja e tillë e kreut të shtetit dhe takimet me kandidatë për kryetarë komunash në kohë fushate janë përpjekje për minimin e demokracisë dhe shprehje e njëanshmërisë së Presidentit, në këtë rast, ndaj ish vartësve të tij në PDK”, thotë kumtesa partiake.

Sipas kumtesës,kKryetarin e Klinës, Sokol Bashotën dhe kastën e tij nuk mund ta shpëtojë presidenti Thaçi dhe as nuk mund ta zhveshë atë nga akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të parasë dhe pasurisë publike.

Dega e LDK-së në Klinë ia përkujton Presidentit Thaçi obligimin kushtetues që ka kreu i shtetit - të qenit apartiak, apolitik dhe i paanshëm në raport me zhvillimet politike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme