PDK: Sokol Bashota merr mbështetje të fuqishme në Qabiç dhe Volljakë

PDK: Sokol Bashota merr mbështetje të fuqishme në Qabiç dhe Volljakë

17 tetor 2017 12:55

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë, ka vazhduar fushatën elektorale me tubime të mbajtura me anëtarë dhe simpatizantë në fshatin Qabiç dhe Volljakë, ku kandidati për kryetar komune Sokol Bashota, sipas komunikatës së PDK-së, ka marrë një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Dita e fitores së madhe po afrohet, Volljaku dhe Qabiçi kanë vendosur të jenë pjesë e vazhdimit të qeverisjes së PDK-së edhe për katër vitet e ardhshme. Këtë na dëshmuan me prezencën e tyre madhështore në përkrahje të vizionit të ‘Forcës për Ndryshim’, PDK-së”, ka thënë në këto tubime Bashota.

Sipas tij, alternativa me e mirë për zhvillimin e Klinës është PDK-ja e cila “gjatë qeverisjes dhjetë vjeçare ka dëshmuar përkushtim dhe vendosmëri në realizmin e shumë projekteve të cilat kanë lehtësuar jetën e banorëve të Komunës së Klinës”.

Bashota, ndër të tjera ka premtuar rregullimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme në këto fshatra, si në rrugë në lagje, ujësjellës, kanalizim, fusha sportive në shkolla e tjera.

“Zotohem se të gjitha nevojat e juaja do të realizohen brenda katër vitesh”, ka premtuar Bashota.

Në tubimin elektoral ka pasur edhe aderime të reja në PDK. Bashota porositi që masovikisht të dilet në zgjedhje dhe të votohet PDK-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme