Hyseni: Digjitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore 24 orë për qytetarët e Podujevës

Hyseni: Digjitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore 24 orë për qytetarët e Podujevës

16 tetor 2017 20:34

Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe sistemit shëndetësor në Podujevë, do të jenë angazhimi i vazhduar i qeverisjes sime, tha kryetari i ardhshëm i komunës së Podujevës, Hajredin Hyseni, në një takim me punëtorët shëndetësor.

Ai pastaj shkoqiti disa nga prioritetet kryesore të programit për qeverisjen e ardhshme, duke thënë se shëndeti i qytetarëve tanë do të jetë njëri ndër fokuset kryesore të punës së tij.

“Do të punojmë fuqishëm për krijimin e kushteve për punë për personelin shëndetësor. Shërbimi i gjinekologjisë me obstetrikë do të funksionalizohet menjëherë dhe atë 24 orë. Do të bëjmë digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore. Shërbimet shëndetësore në QKMF do të jenë 24 orë dhe do të shqyrtohet mundësia që edhe nëpër QMF (qendra 2-qyteti, Kërpimeh, Lluzhan dhe Orllan) të bëhet shërbimi 24 orë. Po ashtu do të bëjmë rifunksionalizimin e qendrës- Podujeva”, tha me këtë rast, Hajredin Hyseni.

Hyseni në këtë takim garantoi se do të bëhet edhe funksionalizimi i spitalit të përgjithshëm në Podujevë, si dhe funksionalizimi i shërbimit të dializës, për të cilat kërkesa e qytetarëve është shumë e madhe.

Sipas tij, PDK do të sigurojë një shtrirje më të mirë të infrastrukturës së mjekësisë familjare në qendër dhe në fshatra, duke shfrytëzuar në mënyrë racionale buxhetin e tatimpaguesve, donatorët, organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

“Në bashkëpunim me institucionet edukative/arsimore-shkencore, PDK do të zhvillojë plane për nevojat e aftësimeve profesionale në të ardhmen në sektorin primar shëndetësor, si dhe furnizimi i rregullt me barëra nga lista esenciale dhe me material harxhues, për të gjitha ambulancat dhe qendrat e mjekësisë familjare në Komunë”, përfundoi, Hyseni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme