Zgjedhjet lokale

Haxhiu e VV-së deklarohet për padinë që Agim Veliu ka ngritur ndaj Ajet Poterës

Descriptive Text

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj padisë që kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka deponuar në Gjykatë për, siç është thënë në padi, “shpifje ndaj deklaratave të kandidatit të VV-së për Podujevë, Ajet Potera, për haraçin” në Komunën e Podujevës.

LEXOJENI EDHE KËTË

Veliu padit Poterën për shpifje

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Agim Veliu “vetëm emrin e ka Agim” sepse qytetarëve të Podujevës “i ka sjellë vetëm errësirë”.

LEXOJENI EDHE KËTË

Potera: Veliu mori 34 mijë euro për lejen e një biznesi që nuk u bë

“Agim Veliu që vetëm emrin e ka Agim, e që i ka sjellë vetëm errësirë qytetarëve të Besianës paska deponuar padi për shpifje kundrejt Ajet Poteres. Kjo padi për "shpifje" është dëshmia më e qartë që ai është në panik nga humbja e pushtetit në Besianë”, ka shkruar ajo.

LEXOJENI EDHE KËTË

Akuzat për haraç në Podujevë, biznesmeni thotë se paratë ia kërkoi drejtori i urbanizmit

Ajo ka shtuar se Ajet Potera, “kryetari i ardhshëm i Besianës, do t'i rendisë paditë penale për Agimin pas 22 tetorit, njësoj sikur Shpendi kundrejt qeverisjes së Mustafës në Prishtinë”.