Vllahiu u premton rritje pagash punëtorëve të Hortikulturës, thotë se parqet në Prishtinë do shtohen

Vllahiu u premton rritje pagash punëtorëve të Hortikulturës, thotë se parqet në Prishtinë do shtohen

16 tetor 2017 10:48

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar Hortikulturën, në pjesën e Dardanisë, te Parku i Ri.

Ka thënë se gjelbërimi është përparësi e punës së tij, dhe se parqet do t’i shtohen qytetit.

Vllahiu ka premtuar se do ta dyfishojnë buxhetin e ndërmarrjes dhe do të kujdeset për rritje të pagave të punëtorëve të Hortikulturës.

Postimi i Arbër Vllahiut në Facebook:

“Gjelbërimi i qytetit është përparësi e punës. Parqet në qytet do të shtohen, do të gjelbërohet qyteti dhe do të rriten kapacitetet edhe të ndërmarrjes Hortikultura. Do ta dyfishojmë buxhetin e ndërmarrjes, do të përkujdesemi për rritjen e pagave të punëtorëve, do të gjejmë zgjidhjen për objektin e Hortikulturës. Ta krijojmë edhe fidanishten për të mundësuar prodhimin e fidanëve. Hapësirat e gjelbra do të shtohen gjithandej dhe qytetarët e Prishtinës do ta ndjejnë dorën e përkujdesjes për qytetin. #PërPrishtinën e gjelbruar. #50”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme