Daka me mesazh për qytetarët se si duhet të votohet

Daka me mesazh për qytetarët se si duhet të votohet

16 tetor 2017 10:07

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do to të ketë ngjyrë të kaltër.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u drejtohet me një mesazh qytetarëve me të drejtë vote.

#Vetëm1 është mesazhi thelbësor në kuadër të fushatës së KQZ-së që ka për qëllim edukimin e votuesve për mënyrën se si duhet të plotësojnë fletëvotimet:

- Në fletëvotimin për kryetar komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat.

- Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme